Një person rreth 15 vjeç u qëllua me armë zjarri sot në Tiranë. Ngjarja ndodhi tek lagja Ali Demi, në një piceri.
15 vjeçari është kamarier në piceri ndërsa sherri besohet se ndodhi mes tij dhe një prej shpërndarësve të picave.
“Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij”, njoftoi policia e Tiranës.
Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/