Policia e Fierit ndaloi këtë pasdite një kandidat të opozitës i cili kundërshtoi policë bashkiakë që po grisnin posterat e opozitës në qendër të qytetit.
Policia tjotë se e ndaluan deputetin për të shuar sherrin ndërkohë që mund të ndalonin policët bashkiakë me të njëjtin efekt.
“Në lidhje me një lajm të publikuar për shoqërimin në Komisariat të shtetasit Fatjon Semanjaku (Kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), sqarojmë se:
Rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qëndër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.
Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kanditatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. Semanjaku i cili është lënë i lirë menjëherë”, njoftoi policia e Fierit. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/