Çfarë ka ndodhur
Një foto e ministrit të Ekonomisë dhe kandidat për deputet i PS-së në Tiranë, Blendi Gonxhe, publikuar në rrjete sociale nga influenceri Olti Curri në pak orë është bërë virale në rrjete sociale.
Curri e publikoi foton e Gonxhes më 30 prill ndërsa mbi foto shkruhej, Blendi Gonxhe: Ramës do të doja ti jepja vite nga jeta ime.
Curri e ka shoqëruar foton edhe me një shënim në krye të saj: Te ishe ndonje çun i ri edhe ta besonim, po ti je ne prag te reumatizmes, artirtit , hipertensionit, insulinorezistences. VK me shume me duket si mallkim sesa urim. Fake news.
Ai ka lajmëruar që është fake news por kjo nuk ka funksionuar. Postimi në Facebook ka poshtë 1200 komente dhe pjea më e madhe e tyre konsiderojnë se Gonxhe ka thënë vërtetë se do ti jepte vite nga jeta e tij Edi Ramës. Komentet janë fyese, denigruese, me zemërim. Fare pak prej tyre ia kanë dalë të kuptojnë shpotinë e influencerit, cinizmin apo humorin e tij.
Tri javët e fundit ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja ka dhënë tri intervista në Report tv, A2CNN dhe Gazeta Tema.
Ai ka theksuar në intervista lidhjen e tij të hershme me kryeministrin Edi Rama por nuk është shprehur ashtu si edhe vizatohet në postimin në rrjete sociale.
Por gjatë intervistës A2cnn më 29 prill në emisonin ‘off the record’, ai është shprehur ndër të tjera duke folur për qenin e tij tashmë në moshë, se “po të kisha mundësi ti jepja pak vite,… se e ka jetën më të shkurtër, është i pambrojtur”.
Në dy intervistat e tjera në Report tv dhe në gazetatema ai nuk ka folur për lidhjet e tij të forta emocionale me qenin e vet.
Një vështrim më i thellë
Blendi Gonxhe ka marrë shumë vëmëndje muaj e fundit pasi është bërë ministër i Ekonomisë, ndërkohë që shihet si mundësi për të kandiduar më vonë në zgjedhjet lokale për kryetar bashkie në Tiranë, nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ai konkiron në Tiranë por duke qënë i ri për strukturat e PS-së e ka të vështirë të mbledhë më shumë vota se rivalët e tij brenda partisë. Për këtë ai ka shtuar daljet publike.
Pavarësisht reagimit të ashpër në rrjete sociale rreth deklaratës së tij të deformuar, impakti i saj mund të jetë edhe pozitiv tek votat qe Gonxhe pret nga socialistët, ose ata që votojnë zakonisht të majtën.
Fluksi i postimit
Influenceri Olti Curri e ka publikuar posterin eme Blendi Gonxhen më 30 prill. Dhe në dy ditë ai ka marrë rreth 1200 likë dhe 1200 komente dhe 19 ndarje.
Vetë faqja e Currit në Facebook ka 291K ndjekës.
A është lajm
Nuk është lajm por efekti i këtij lloj postimi tejkalon lajmin. Edhe pse autori ka lajmëruar ndjekësit e tij se është fakeneës, sërish nga audienca nuk është kuptuar si i tillë.
Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/