Kreu i PD, Dali Berisha u takua sot me fermerët në Dimal. Subvencionet për ju do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro! Ky do jetë zotimi solemn i yni për ju, tha ai.
“Fermerë, mjafton t’u them një shifër unë këtu, në qoftë se fermeri në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, merr sot 5 herë më shumë se ju subvencione, ky është një diskriminim dhe ndëshkim për ju.
Hapja e tregut iu bën ju të pamundur ju të konkurroni me ata që subvencionohen pesë herë më shumë se ju.
Shpesh ndoshta më keni dëgjuar të them se në këtë program, akti i parë që do bëjmë do jetë rikthimi i parave tek qytetarët.
Ky nuk është slogan, por një realitet.
Nga 380 mijë fermerë shteti merr taksën e vlerës së shtuar në çdo blerje që ata bëjnë. Paguajnë 20 përqind.
Në 380 mijë fermerë që japin 19 përqind të Prodhimit të Brendshëm të vendit, që punësojnë rreth 500 mijë shqiptarë, buxheti i shtetit, miq të dashur, ka lënë këtë vit për fermerin, pa llogaritur ato të administratës që marrin rroga, 32 milionë euro.
Shumë më qesharake, më e turpshme.
Në një kohë kur Maqedonia e ka 220 milionë euro, Kosova e ka 4-5 herë më të madh se ne. Serbia 7-8 herë më të lartë.
Çfarë do bëjmë ne? Ne do u kthejmë paratë, se paratë i marrim nga ju.
Ne nga 32 do kalojmë në 230 milionë me të cilat do subvencionojmë çdo fidan që do mbillni, çdo kokë bagëti që do mbani, çdo njësi prodhimi”, deklaroi Berisha gjatë takimit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/