FAKT & FAKE/ A rregullohet nga Kodi Zgjedhor kontrata e lobimit të...

FAKT & FAKE/ A rregullohet nga Kodi Zgjedhor kontrata e lobimit të PD

42
0
Shares

Çfarë ka ndodhur

Javanews.al ka publikuar më 30 prill një lajm sipas të cilit kontrata e lobimit që mund të arrijë 6 milionë dollarë është shkelje e ligjit zgjedhor në Shqipëri.

në titull Javanews.al shkruan: “Lobimi 6 mln dollarë i PD, ligji ndalon financim të huaj në fushatë! Kodi Zgjedhor: Jo më shumë se 1 mln lekë për dhurim!”.

Më pas teksti vijon me përshkrimin e kontratës dhe pse ajo duhet gjykuar nisur nga Kodi Zgjedhor.

“Kontrata e lobimit në Shtetet e Bashkuara, e firmosur nga Partia Demokratike, shkaktoi jo pak zhurmë. Arsyet ishin të shumta, që nga vlera disa milionë dollarëshe, deri te burimi i tyre, i paqartë deri tani. Partia Demokratike vijon t’i përmbahet deklaratës fillestare, duke shmangur të hedhë dritë mbi mjaft aspekte të errëta. Partia Demokratike “ka dhënë dakordësinë për marrjen e këtij shërbimi në përputhje të plotë me ligjet e të dy vendeve, dhe nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual që lind nga kjo marrëveshje”.

Por çfarë parashikon legjislacioni shqiptar në raste të tilla? Në Shqipëri, çështja e financimit të subjekteve politike rregullohet nga Ligji për Partitë Politike dhe Kodi Zgjedhor. Siç Report TV, ka vënë në dukje më herët, kontrata, kontrata përmban terma të përgjithshëm të aktivitetit që do të realizohet përmes lobimit. Nxitimi për të angazhuar, në prag të fushatës zgjedhore, një nga kompanitë më me ndikim për momentin, në Uashington, falë lidhjeve të afërta me Presidentin Trump, dhe atyre direkte me njerëzit që e rrethojnë atë, qartazi synon që të lërë gjurmë në mjedisin elektoral shqiptar. Por ajo që duket se e lidh në mënyrë më direkte me zgjedhjet, është fakti se kontrata, është firmosur nga Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, por si përfaqësues i Aleancës për Shqipërinë Madhështore, subjekti elektoral, nën siglën e të cilit, PD, po udhëheq opozitën në garën e 11 majit”, shkruhet në tekst.

Ndërkaq teksti vijon me referencat në Kodin Zgjedhor që lidhen me financimet e partive politike në fushatë zgjedhore, konkretisht neni 92 dhe fraksionet e tij.

Lajmi është i rremë në nivelin e keqinformimit. Ky lajm sanksionon se kontrata ka shkelur ligjin zgjedhor. Askund në shkrim nuk ballfaqohen të dhëna të kontratës me ligjin por vecse citohet ai ligj.

Kontrata nuk është nënshkruar për fushatë zgjedhore por për një periudhë tjetër kohore që mund të shkojë deri në 2 vjet. Kontrata nuk është 6 milionë dollarë por mund të shkojë 6 milionë dollarë nëse shtrihet në dy vjet.

Në lidhje me kontratën ka pasur edhe prononcime të KQZ por nuk janë përfshirë ndërkohë që ka edhe një deklaratë të PD që shpjegon rreth kontratës por edhe ajo nuk është cituar qoftë edhe në formën e kontekstit të lajmit.

Konteksti

Fondacioni shqiptaro amerikan MAGA ka nëshkruar një kontratë me një kompani lobimi në SHBA në favor të PD-së. Kjo kontratë thekson se financimi është siguruar nga patriotë shqiptarë dhe drejtori i fondacionit është edhe garantuesi i saj.

Lapsi.al ka publikuar më 1 maj një tjetër lajm në lidhje me konformitetin e saj me ligjin zgjedhor ku kreu i PD-së, Sali Berisha ka sqaruar kontratën e lobimit të PD me kompaninë e avokatit të presidentit amerikan Donald Trump.

“Kontrata ka një nen, sipas të cilit palët në çdo rrethanë që ta konsiderojnë të dobishme për veten e tyre ndërpresin kontratën. As mund të flasësh për 6 mln as për 100 apo 200 mijë. Kontrata është sipas kërkesave të palëve.

Së pari kjo kontratë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet. Jo. Kjo kontratë ka një qëllim tjetër. Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematikat e mëdha të tij para administratës së SHBA”, theksoi Berisha shkruan Lapsi.al

Një vështrim  më i thellë

PS dhe qeveria është e interesuar në zgjerimin e narrativës rreth kontratës duke e nxjerrë PD në një kontekst negativ, vecanërisht në lidhje me pyetjen se nga kanë ardhur paratë.

Fluksi i lajmit

Javaneës ka 56K në Facebook dhe 900 ndjekës në Instagram, Lapsi.al ka 166K në facebook dhe  18.3K në Instagram.

Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).  Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY