Kreu i PD, Sali Berisha sulmoi sot Suelin pak ditë pasi festoi me tam-tame ditëlindjen në mes të Elbasanit edhe pse është në kërkim nga policia, por jo ajo e Elbasanit.
”Sueli ia bëri për spital shoferin dhe Tao burreci e qepi gojën si ushtar! Më 12 maj do të shpallen terroristë”, tha Berisha në një takim në Librazhd.
“Çfarë fitoi Tao nga votat tuaja? Tao fitoi qindra milionë të fshehura. Fitoi pasuri, fitoi emër më të keqin si baloz krimi në Elbasan dhe Shqipëri.
E morët vesh besoj, para dhjetë ditësh, Sueli ia bëri për spital shoferin.
Dhe Tao e qepi gojën si i paqenë, si ushtar i Suelit.
Turp të ketë.
Tao Burreci e qepi gojën ndaj njeriut që e kishte pasur vite shofer.
Ia theu kockat sepse nuk mbështeti Sara Milen.
E kuptoni ju?
Qytetarë të Librazhdit, jeni njerëz të lirë, duhet të ndëshkoni këtë bandë me votën tuaj.
Dhe u garantoj ju se Suelin dhe Suelët si ai, do shpallen terroristë me datën 12 maj”, tha Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/