FAKT & FAKE/ Sondazhi gjerman, spinimi i lajmeve me hiperaktivitet në rrjete...

FAKT & FAKE/ Sondazhi gjerman, spinimi i lajmeve me hiperaktivitet në rrjete sociale

71
0
Shares

Çfarë ka ndodhur

Një artikull i botuar në zyrtare.net, ka publikuar nja grafik përmes të cili thuhet se PD do të fitojë zgjedhjet me 74 deputetë ndërsa PS do ti humbë ato duke marrë vetëm 60 vende në Parlament. 6 vende të tjera do të merrne nga parti të tjera pa specifikuar asgjë për to.

“Një sondazh ndërkombëtar që parashikoi me saktësi rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani ka publikuar së fundmi projeksionet për Shqipërinë – dhe ato sjellin një tërmet politik: Partia Demokratike pritet të dalë forcë e parë me 74 mandate, duke lënë pas Partinë Socialiste me vetëm 60 mandate, përcjell ZYRTARE.net

Grafiku i publikuar tregon një përmbysje spektakolare të skenës politike shqiptare. Koalicioni opozitar, i udhëhequr nga PD, siguron shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e re, ndërsa Partia Socialiste për herë të parë në më shumë se një dekadë, bie nën kufirin e fitores së vetme. Ndërkohë, partitë e tjera marrin një pjesë simbolike me vetëm 6 mandate.

Ky sondazh, që ka fituar besimin ndërkombëtar për saktësinë e tij në zgjedhje të mëparshme në Europë, sinjalizon një ndryshim rrënjësor të klimës elektorale në Shqipëri. A po afron fundi i epokës socialiste? A është kjo paralajmërimi për një rotacion historik në pushtet?”, thuhet në lajmin e zyrtare.net.

Konteksti

Shqipëria ëhstë në fushatë zgjedhore. Ndërsa kanë mbetur edhe dhjetë ditë nga votimet, të gjitha sondazhet e publikuara në media të ndryshme e nxjerrin fituese Partinë Socialiste me një diferencë prej 10 pikësh nga Partia Demokratike.

Duket se lajmi është spinuar nga persona që mbështesin opozitën për të krijuar një barazpeshë apo rritur neutralitetin e informacioneve rreth rezultatit të zgjedhjeve. Zyrtare.net është një portal i panjohur por duket se ka shtrirje në rrjete sociale për shkak të teknikave të lajmeve trend dhe amplifikimit të tyre. Ndërkaq faqja sic duket edhe më poshtë është e mbushur me ‘spam’ të cilët janë edhe të rrezikshëm për sigurinë e klikuesve në faqen e tij.

Vështrim më i thellë

Lajmi i mësipërm është pjesë e një faqeje që publikon kryesisht virale pa përmbushur kërkesa profesionale të një lajmi. Informacionit të mësipërm i mungon emri i kompanisë së sondazhit, ku është vendosur ajo kompani dhe cilat zgjedhje ka parashikuar saktë në Gjermani. Lajmi nuk ka kurrfarë reference në lidhje me metodologjinë e sondazhit, kur është zhviluar dhe as nuk përmban shifra të tjera.

Vetë faqja publikon masivisht reklama të shpërndara nga google brenda përmbajtjes së këtyre lajmeve duke i dhënë rëndësi klikimeve dhe fitimeve që priten të vinë nga ato reklama.

Përmes verifikimit të grafikut me google lens në google shfaqen vetemë disa grafiqe nga zgjedhjet në Gjermani por askund një grafik që lidhet me të dhënat e publikuara në lajmin e bërë viral në Facebook.

Ndërka përmes vlerësimit të përmbajtjes se e çfarë lloji është përmes tools thehive.ai,  është gjetur se artikulli shoqërohet nga përmbajtje spam të nivelit të tretë të ashpërsisë, ose ndryshe e një niveli të lartë (high severity level).

Ndërkaq teksti u gjet se është shkruar nga human dhe nuk është prodhuar nga AI përmes verifikimit të tekstit nga isgen.ai .

Vetë faqja konsiderohet nga google sigurt, pas një verifikimi përmes Safe Browsing Site Status 

Fluksi i lajmit

Portali i lajmeve është i themeluar në Maqedoninë e veriut në vitin 2018. Lajmi është shpërndarë në Facebook përmes faqes djathtas.al dhe ka marrë 303 like, 116 komente ndërkaq është ndarë 90 herë. Djathtas.al ka 34 mijë ndjekës.

Ndërsa zyrtare.al nuk ka faqe të veten në Facebook.

A është lajm

Teksti i analizuar më sipër nuk përbën lajm. Nuk ka pasur ndonjë sondazh gjerman që ka matur trendin e votës në zgjedhjet në Shqipëri.

Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).  Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY