Kreu i PD, Sali Berisha vizitoi sot për Pashkë kishën ortodokse të Kavajës ku ndër të tjera theksoi rolin e madh në historinë shqiptare të konunitetit arumun.
Po ashtu Berisha përshkroi Anastas Janullatos si klerik me kontribut të jashtëzakonshëm, një burrë vigan, një meshtar vigan.
“Komuniteti vllah, arumunët janë një komunitet historik, një histori me bashkëpunimin më të shkëlqyer me shqiptarët. Me kontributin më të madh në Rilindjen Kombëtare.
Janë penat dhe mendjet e tyre, ato që kanë një kontribut thelbësor në rilindjen tonë.
Ky komunitet ka një kontribut tjetër të jashtëzakonshëm në pavarësinë kombëtare, sepse në fakt ishte komuniteti i tyre në Bukuresht, që Ismail Qemalin e bindi se duhej të shpallej pavarësia pa asnjë protektorat tjetër dhe ka ndenjur aty disa ditë.
E jo vetëm kaq, por për koincidencën e kohës, kryeministri rumun i asaj kohe ishte me origjinë nga Voskopoja dhe ai i dha Ismail Qemalit çekun me gjysmë milionë franga ar.
Ai u nis nga Komiteti Stambollit, por e kishin pasigurinë se dalja jashtë ombrellës së perandorisë mund të na vërsuleshin, por Austro-Hungaria, se ajo u bë mbështetësja e vetme reale e pavarësisë tonë, dhe ky komunitet me njerëz të shquar, figura të shquara në Bukuresh dha një kontribut thelbësor.
Por të kthehemi tek i Kavajës, i ka dhënë gjeniun e të gjitha kohërave të skenës botërore, Aleksandër Moisiun.
Në fakt, e thashë dhe më parë, po të shkojmë në Frashër rrënjët i kemi të përbashkëta aty. Po të lexoni Sami Frashërin, vetëkuptohet se çfarë simbioze, harmonie ka mes shqiptarëve dhe komunitetit arumun.
Ndaj dhe kjo që kërkon At Jani, duhet ta plotësojmë dhe mundësisht ku të plotësohet të më ftoni dhe mua të jem i pranishëm se, ky komunitet e meriton ti nderojmë me më shumë, sepse Kavajës i takon.
Ndonjëherë, pse del dikush prej nesh sikundër nuk duhet, Enver Hoxha nuk ishte vllah, shqiptar, por edhe një Enver Hoxhë tjetër del si puna e tij, këto janë punët e Zotit.
Ju siguroj dhe kam patur edhe ruaj konsideratën më të lartë për udhëheqësin e Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, kontributin e tij të jashtëzakonshëm.
Ai ishte një burrë vigan, ai ishte një meshtar vigan.
Ai e nisi misionin në kushtet më të vështira se kushdo tjetër, por nuk u mposht kurrë për të mbetur një misionar dhe për tu nderuar sot e gjithë kohërat për atë kontribut të jashtëzakonshëm që ka dha në ngritjen e kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Që në fillim, imzot Anastas Janullatos, pushtoi zemrat e besimtarëve shqiptarë, respektin e madh të tyre dhe ngriti kishën nga hiri, e ngriti atë me të gjithë infrastrukturën e saj, me të gjithë veprimtaritë e saj dhe ai u nda nga jeta si një misionar i madh, që i bëri nder kishës, Zotit, por dhe kombit shqiptar”, deklaroi Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/