Policia e Shtetit refuzon kërkesën e SPAK të kontrollojë tregun e Suel...

Policia e Shtetit refuzon kërkesën e SPAK të kontrollojë tregun e Suel Çelës

250
0
Shares

Pamje nga tregu i familjarëve të Çelës

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi deklaroi sot një skandal të madh të policisë gjatë aksionit të SPAK në Elbasan.

“Sot policia e Prodës nuk ka zbatuar detyrën si institucion i shtetit, por urdhrin e kreut të narko-qeverisë, Edi Rama.

Narko-drejtori ka refuzuar të zbatojë një urdhër të Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun e Elbasanit, bazën e aktiviteteve të paligjshme të bandës kryesore të Ramës dhe PS në rajon, grupit të Suel Çelës.

Ky është një veprim jo vetëm në kundërshtim me ligjin, por edhe dëshmi e dorëzimit të shtetit në duart e krimit të organizuar.

Rama e shtyn dhe e frymëzon SPAK kur ka nevojë, dhe i vihet kundra, e poshtëron kur i prek interesat.

Ky është standardi i tij me drejtësinë dhe Europën”, deklaroi Këlliçi.

Më shumë se kaq, kjo është përpjekje e hapur e Edi Ramës, që me anë të bandave të kontrollojë e vjedhë dhe këto zgjedhje, tha ndër të tjera zyrtari i lartë i PD. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY