DIBËR/ Drejtoresha e spitalit godet përgjegjësin e financës

DIBËR/ Drejtoresha e spitalit godet përgjegjësin e financës

121
0
Shares

Dyshohet se drejtoresha e spitalit në Dibër ka rrahur shefin e financës, ndoshta jo aq rëndë por mjaftueshëm për ta paditur drejtoreshën në polici.

“Rreth orës 12.00, në Komisariatin e Policisë Dibër është paraqitur shtetasi Shaban Uklala, 37 vjeç, banues në Peshkopi, (me detyrë Përgjegjës finance në Spitalin Rajonal Dibër) dhe ka kallzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga shtetasja Irini Shehu, 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, (me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër).

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, njoftoi policia e Dibrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY