GJKKO ka lëshuar gjithsej 7 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj kryetarit të bashkisë të Tiranës, Erion Veliaj.
Masë arresti shtëpie ka për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.
Masat e tjera janë “detyrim paraqitje” dhe janë lëshuar ndaj 5 personave, biznesmenë ku bien në sy dy ndërtuesit Fatmir Bektashi që ndërkohë po hetohet për një çështje tjetër dhe Shkëlqim Fusha.
Erion Veliaj ka lënë tashmë drejtorinë e policisë dhe është dërguar tek blloku i sigurisë në rrugën Mine Peza.
Pas vlerësimit të masës së sigurisë nga GJKKO, Veliaj do të sistemohet në një nga burgjet e vendit, por me shumë mundësi tek burgu 313. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/