Policia nuk ia doli sot të realizonte 3 masa shtrënguese. Ajola Xoxa nuk u gjet bë shtëpi apo zyrë. Ajo ndodhet jashtë shtetit dhe pritet kthimi i saj në Tiranë për tiu nënshtruar masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Po ashtu sot është dhënë edhe një masë tjetër arrest me burg. Bëhet fjalë për biznesmenin Elman Abule. Ai nuk është gjetur nga policia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
“Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk”, thuhet për rastin e Abules në njoftimin e sotëm të SPAK.
Abule është thirrur më herët në SPAK për të dhënë shpjegime bashkë me të shoqen. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/