Rama rikthen premtimin për ‘shtetin e bektashinjve’ në Tiranë

Rama rikthen premtimin për ‘shtetin e bektashinjve’ në Tiranë

155
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer sërish sot në vëmëndje idenë e tij për një shtet të Bektashinjve në Shqipëri sipas modelit të Vatikanit.

”Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve mund të transformohet në një realitet shqiptar ndërkombëtarisht tërheqës ku njerëzit e çdo feje dhe kombësie, ndër plot nga ata që vijnë dhe do vijnë gjithmonë e më shumë në Shqipëri të mund të hyjnë në portën e hapur të një shteti simbolik, pa mure, pa polici, pa ushtri, pa taksa apo atribute të tjera por një seli, një shtet shpirtëror që e pret çdo vizitor me devizën “Ne nuk jemi këtu për të ndarë, ne jemi këtu për të bashkuar” dhe natyrisht, kjo patjetër që do t’i japë edhe këtij komuniteti mundësinë të mbijetojë sepse patjetër që do t’i shtohen ndjekësit, patjetër që do t’i shtohen simpatizantët, patjetër do të gjendjen njerëzit, grupet, entet që nuk do t’i lënë pa pasardhës këta baballarë këtu, nuk do t’i lënë pa frymë bektashizmi teqetë, nuk do t’i lënë zona të tëra të Shqipërisë të shikoni hartën këtu sesi kanë qenë të shpërndara dhe sesi janë sakatuar nga lloj lloj duarsh dhe jo vetëm nga komunistët që të jemi të qartë dhe jo vetëm nga brenda por dhe nga jashtë. Është një borxh që ne mund ta njohim dhe duhet ta njohim them unë si shqiptar ose mund ta injorojmë dhe po si shqipo t’i bëjmë vetes dhe një të keqe tjetër dhe të regjistrohemi në listën e shqipove që i kanë bërë shumë të këqija këtij vendi. Unë për veten mund të mos jem i zoti të bëj të gjithë ato të mira që duan shqiptarët por emrin tim në listën e atyre që i kanë bërë keq këtij vendi, nuk e fus.

Zoti nuk të pyet çfarë je, Zoti të pyet kush je. Dhe këto janë fjalët e kryegjyshit të admirueshëm Baba Reshatit, i ndrittë shpirti aty ku është.

Unë kam pasur privilegjin ta njoh personalisht. Një njeri i madh sa thjeshtësia e tij. Dhe mund ta them këtu sot se nuk më ka rënë ndonjëherë rasti të shprehem për të, Baba Reshati nuk ishte thjeshtë një udhëheqës fetar. Unë kam pasur biseda me të. I mbaj mend si sot. Ai ishte mëshirim i humanizmit të bektashizmit, një kryegjysh që jo vetëm fliste për dogmën e bektashizmit me bektashinj jo me mua, apo për fatet e Shqipërisë me të tjerë si puna ime por ato që fliste ai i jetonte dhe ai e jetoi bektashizmin bashke me fatet e Atdheut si të ishin shpirti dhe trupi u tij.

Prandaj të dashur miq do të ishte komplet e pakuptimtë këtu sot që të mos i premtonim njeri tjetrin shpëtimin, mbrojtjen dhe promovimin të gjithë bashkë të kësaj trashëgimie të vyer kulturore kombëtare”, deklaroi Rama gjaë fjalës së tij me rastin e 95 vjetorit të vendosjes së Bektashinjve në Shqipëri. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY