KQZ cakton numrin e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore. Sa do...

KQZ cakton numrin e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore. Sa do jenë në listën e sigurtë në Tiranë, Durrës, Fier e qytete të tjera

570
0
Shares

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve caktoi sot numrin e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore të paraqitura nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Numri i kandidatëve për deputet në listat shumemërore që duhet të paraqesin subjektet zgjedhore:

  1. Qarku Berat 7 mandate, 2 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 7 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
  2. Qarku Dibër 5 mandate, 2 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 3 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
  3. Qarku Durrës 14 mandate, 5 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 14 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
  4. Qarku Elbasan 14 mandate, 5 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 14 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
  5. Qarku Fier 16 mandate, 5 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 16 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
  6. Qarku Gjirokastër 4 mandate, 1 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 4 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
  7. Qarku Korçë 10 mandate, 3 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 10 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
  8. Qarku Kukës 3 mandate, 1 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 3 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
  9. Qarku Lezhë 7 mandate, 2 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 7 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
  10. Qarku Shkodër 11 mandate, 4 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 11 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
  11. Qarku Tiranë 37 mandate, 12 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 37 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
  12. Qarku Vlorë 12 mandate, 4 numri i kandidatëve me renditje të fiksuar, 12 numri i kandiatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.

Në zbatim të dispozitave ligjore, numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mundet të jetë më i vogël se numri mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Ky është kushti apo kriteri i parë që duhet të plotësohet në rastin e paraqitjes së listës shumemërore nga subjekti zgjedhor. Është detyrim për partitë politike që numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në atë zonë. Gjithashtu, neni 67, pika 2 përcakton se numri i kandidatëve në listën shumemërore qartazi ka edhe një kufi të sipërm. Sipas kësaj pike, numri i përgjithshëm i kandidatëve në listën me renditje të fiksuar është i barabartë me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore pjesëtuar për tre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY