Ndotja në Tiranë, 3 herë mbi normat. Veliaj, qeveria dhe oligarkët helmojnë qytetin, vetë jetojnë në vila jashtë Tiranës

Shares

Një tjetër alarm për gjendjen katastrofale te ajrit në Tiranë dhe në Shqipëri, vjen nga matjet e sapopublikuara të Organizatës zvicerane IQAir. Ajo konstaton se në vendin tonë përqendrimi i grimcave të dëmshme në ajër, është 3 herë më i lartë se norma që sugjeron OBSH.

“Me gjithë shqetësimet e ngritura në mënyrë të përsëritur, qeveria dhe autoritetet shqiptare nuk kanë bërë asgjë.

Rezultati është ky që shohim e thithim përditë në ajër dhe që nga viti në vit ka përkeqësim. E tregon dhe tabela”, tha sot në një dalje për mediat, anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari

Në vitin 2021 niveli i grimcave të rrezikshme ishte 12,5 mikrogram, pra 2.5 herë më e lartë. Një vit më vonë rritet edhe më shumë, duke kapur 14.5. Dhe vijmë tek matja e fundit për vitin 2023, me 16.7, ku tejlakohet me 3 herë kufiri i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Krejt ndryshe është, për shembull, Kroacia, ku sipas këtij raporti, niveli i ndotjes është reduktuar me 40 përqind.

PM2.5, siç emërtohet përqendrimi i këtyre grimcave, është përgjegjës për shume sëmundje, si astma, kanceri, goditjet në tru, prekjen e mushkërive dhe ndikon edhe në zhvillimin e fëmijëve.

“Shëndeti, cilësia e jetës dhe ajri që thithin qytetarët, nuk janë prioritet për qeverinë e për kryebashkiakun.

Për ta, pasurimi, privilegjet, vrapi pas parave, propaganda, janë shqetësimi kryesor.

Kam një pyetje për këdo që na ndjek. A keni sot një të afërm që vuan nga alergjitë, nga prekja e mushkërive, nga tumoret, apo fëmijë që shfaqin probleme me zhvillimin?

Ajri i ndotur, që ndotet çdo vit e më shumë, është një nga shkaqet kryesore. Po çfarë po bëjnë autoritetet për këtë. Asgjë, përkundrazi po ndikojnë në përkeqësimin e situatës.

Duhet të kuptojmë se pse qeveritarët tanë nuk e kanë shqetësim ndotjen. Janë gjatë gjithë ditës ose në zyra luksoze, ose në makina po aq luksoze, ose në vilat e tyre milionëshe në periferi ose bregdet, ku ndotja është larg normave të kryeqytetit e të zonave me banim të dendur”, tha Muçollari. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...