Kreu i antikrimit britanik, 2 orë takim në SPAK me Dumanin. Më herët takoi dhe Ballën

Shares

Prej dy oresh zyrtarë të lartë të hetimit në Britani shoqëruar nga ambasadori britanik Alastair King Smith zhvilluan një takim në SPAK me drejtuesin e tij dhe prokurorë të tjerë.

Grupi i britanikëve kryesohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (National Crime Agency) Graeme Biggar.

Teme e takimi kanë qënë hetimet pasurore në Britani për paratë e korrupsilnit në Shqipëri që janë investuar atje si dhe grupet e narkotrafikut shiqtar në Britani.

Biggar pak më herët takoi edhe ministrin e Brendshëm Taulant Balla në lidhje me operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, mbështetjen teknike/ekspertizën për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...