Shqipëria në zi sot për viktimat në Turqi, numri arrin në 34 mijë

Shares

Shqipëria ul sot flamujt në gjysmë shtizë në nder të viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi e Siri i 1 jave më parë.

Vendimi u mor 3 ditë më parë nga Qeveria Shqiptare.

Shqipëria ka dërguar edhe një numër të konsiderueshëm forcash të kërkim-shpëtimit në zonat e goditura nga tërmeti.

Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në të paktën 34,179.

Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM ka raportuar se numri i viktimave në Turqi ka arritur në 29,605.

Ndërkohë, numri i konfirmuar i vdekjeve në Siri është 4.674. Ky bilanc tragjik përfshin më shumë se 3,160 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita të Sirisë Veripërëndimore. Ndërsa, referuar Agjencisë Shtetërore të Lajmeve SANA, numri i viktimave në pjesët e kontrolluara nga qeveria e Sirisë është 1,414. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...