Është hedhur dritë mbi mekanizimit e tjetërsimit të pronësisë së tokave në fshatin lakmuar bregdetar Dhërmi. Në dosjen e Prokurorisë së Vlorës ka dokumenta ku vërtetohet se ish-drejtori i Kadastrës në Vlorë, Klodian Troci, i arrestuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim, si dhe vartësit e tij, shtonin në dokumente mijëra metra katrorë tokë.
Troci dhe zyrtarë të tjerë të Kadastrës akuzohen se kanë tjetërsuar pronësinë e 63 mijë metrave tokë në fshatin Dhërmi, raporton panorama.
Me një të rënë të lapsit shtetasit Spiro Duni i janë shtuar në mënyrë të paligjshme 1510 m2 tokë. Por kjo ishte vetëm maja e ajsbergut të falsifikimeve në zyrat e qarkut. Përveç rastit të Spiro Dunit ekzistojnë dyshime edhe për 3 persona të tjerë, që dyshohet se kanë përfituar nëpërmjet falsifikimit 59 mijë m2 tokë. Në njërin rast, dokumenti i marrjes në përdorim të tokës me sipërfaqe 670 m2 është tjetërsuar, duke i vënë një dysh përpara dhe duke e zmadhuar sipërfaqen në 2670 m2 .
Në rastin e dytë, një sipërfaqe prej 9910 m2, e regjistruar në vitin 1994, është njehsuar në vitin 2020 me një sipërfaqe totale prej 52,510 m², duke i shtuar pronës plot 42,600 m2 përmes korrigjimeve. Për shkak të konflikteve, akuzave për korrupsion dhe tjetërsimeve të paligjshme të pronës, gjatë dy viteve të fundit Agjencia Shtetërore e Kadastrës Vlorë ndërroi 10 drejtues, një prej të cilëve ishte dhe Klodian Troci. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/