Pipero: Nuk kemi asnjë rast mpiksje nga astrazeneca, BE bllokon kontratat por Tirana vijon edhe sot vaksinimin

Shares

Mjeku Pëllumb Pipero tha sot se ende nuk është raportuar ndonjë efekt me mpiksje gjaku nga ata që kanë marrë vaksinën astrazeneca. I pyetur nga top channel në emisionin breaking, ai tha se janë raportuar vetëm efekte normale anësore të vaksinave.

“Në vendin tonë është një tjetër komitet, ai i verifikimit të efekteve anësore. Nuk kam të dhënë zyrtare të këtij institucioni përsa i përket efekteve anësore. Efekte kryesore të vaksinave janë efektet momentale që verifikohen gjysmë ore pas vaksinës. Nuk njihet asnjë rast alergjik deri tani. Efektet e tjera më të larta janë 1 në 3 ditë, dhimbja në vendin e vaksinimit, temperatura që zgjat 2 ose 3 ditë. Këto janë efektet anësore. Efektet të tjera si mpiksja e gjakut, kryesisht i referohet AstraZenecas dhe Johnson & Johnson ne nuk kemi raste të raportuar ende. Vëmendja e të gjithë vaksinatorëve është shumë e madhe për të evidentuar çdo efekt anësor, sepse është një problem madhor dhe do kujdes madhor”, tha Pipero.

Ndërsa astrazeneca është ndaluar të kontraktohet nga vendet e BE, Danimarka ndërpreu sot përdorimin e saj, në Shqipëri vazhdon vaksinimi me ketë lloj vaksine edhe sot. Disa mijëra mësues, pedagogë, njerëz të eskpertizës, pedagogë të jashtëm dhe disa instutucione janë vaksinuar tashmë me dozën e parë të astrazenecës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...