VIDEO$FOTO/ Entusiazëm në Kamzë, qytetarët nuk mbahen teksa presin Bashën

VIDEO$FOTO/ Entusiazëm në Kamzë, qytetarët nuk mbahen teksa presin Bashën

37
0
Shares

Një numër i madh të rinjsh në Kamzë pritën në një takim kreun e PD, Lulzim Basha. Ata e shoqëruan kryetarin e PD përgjatë bulevardit Blu të qytetit. E njëjta pritje iu rezervua Bashës pak më herët edhe në Paskuqan.

Duke i falënderuar për mbështetjen e madhe që po i japin ndryshimit, Basha u bëri thirrje që energjinë e bashkimit ta çojnë në shtëpinë e çdo shqiptari që i ka humbur shpresa gjatë 8 viteve keqqeverisje.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve të Kamzës.

Lulzim Basha: Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja të Kamzës, mirë se ju gjej! Nga shpirti juaj buron thirrja e fitores, thirrja e ndryshimit! U nisa nga Paskuqani për këtu, Flamur Noka më tha do të shkojmë për vizitë në një familje. Dhe në fakt u përgatita për një vizitë në familje, por në fakt të gjithë këtu jemi një familje. Një familje zemra e të cilës rreh me një qëllim, ndryshim më 25 prill. Një familje e ndryshme në përbërje, me nëna të vuajtura, me gjyshe të cilat kanë sakrifikuar gjithë jetën për një ditë të bardhë, me baballarë që janë rraskapitur, fermave e minierave për të rritur fëmijët e tyre, me të rinj të Kamzës që i shoh në dritë të syrit dhe nuk kanë asnjë dyshim, asnjë dyshim nga të rinjtë e të rejat e Europës. Me studentë e student, të cilët kërkojnë mundësinë për të studiuar për t’u kualifikuar, për të punuar këtu pranë prindërve të tyre, pranë familjeve të tyre, me pensioniste e pensionist që pasi paguajnë faturat e kripura të energjisë dhe në faturën e ilaçeve, s’ju mbetet asnjë kacidhe në xhep. Me mijëra familje të hequra padrejtësisht të ndihmës ekonomike, për racizëm dhe diskriminim politik. Me dhjetëra dhe mijë familje të tjera të cilave nga ky shesh 8 vite më parë ju premtua legalizimi falas dhe u lanë në mëshirë të fatit e u braktisën pa pikën e përgjegjësisë nga dështimi që ju troket në derë për herë të tretë. 8 vite dështime, 8 vite papunësi, 8 vite përkeqësim, 8 vite në vendnumëro! Me premtimin e parë të 2013-ës se do të hapen negociatat, 8 vjet dështim dhe dështimi fytyrën e të cilit e njihni fare mirë po troket prapë në derën tuaj për të kërkuar edhe 4 vite! Cila është përgjigjja e Kamzës? Dua t’ju them që të ndryshëm siç jeni këtu në këtë shesh, të ndryshëm siç jeni anembanë Shqipërisë, kudo ku më ka çuar ky turë shprese dhe besimi nga Jugu në Veri, nga Gjirokastra e Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korçë, përgjigjja është e njëjtë: më 25 prill voton ndryshimin! Ndryshim kërkon sot Shqipëria, ndryshim kërkojnë sot vogëlushët ata që nuk votojnë dot më 25 prill. Ndaj, vota e 25 prillit për ju nëna e baballarë, është votë për të ardhmen e vogëlushëve tuaj, e fëmijëve të Kamzës dhe të gjithë Shqipërisë. Ndryshimi do të vij, pas reve vjen dielli, vjen drita e diellit që po na ndriçon edhe sot këtë shesh si bekim i Zotit, si shenjë se ajo që është vullnet i juaji do të bëhet. Ndryshimi është në dorën tuaj. Është në dorën tuaj, është në votën tuaj. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën! Nuk ka ndryshim pa hapur rrugën europiane të Shqipërisë dhe këtë mund ta bëjmë vetëm ne, vetëm Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim! Unë dua t’ju shpreh mirënjohje të thellë nga zemra për mbështetjen tuaj në ditë më të zeza të këtyre 8 viteve dimër ekonomik, papunësie, varfërie, premtimesh të pambajtura. Kemi qëndruar krah për krah me njëri-tjetrin, tani po afron dita, po afron ora, kur ju e keni në dorë të bëni ndryshimin me votën tuaj. Ndaj dua t’ju pyes të gjithë ju prindër që doni që fëmijët tuaj të mos largohen e ata që janë larguar e qëndrojnë ilegalisht pa letra, pa shpresë, të kthehen e të kenë një vend pune e paga të mira e të kenë një shtet që kujdeset për strehimin e tyre, që ndihmon lindjen e fëmijëve të rinj, të foshnjave me bonusin e bebeve, me tekstet falas për fëmijët e të gjithë sistemit parauniversitar, që e trajnon rininë, që thith dhe nuk largon investimet e huaja. Votoni numrin 9. Për të gjithë ju pensioniste dhe pensionistë, që rritja e pensionit këto tetë muaj nuk ju del për të paguar siç më tha një gjysh, as një pako cigare. Rritja e pensioneve, kthimi i dinjitetit, rimbursimi i plotë i barnave, ulja e çmimit të energjisë do të bëhet e mundur kur ju të votoni numrin 9. Dhe për ju studentë dhe studente, gjimnaziste e gjimnazistë që dëshironi në vendin tuaj, të ardhmen që meritoni. Ju që jeni Drita e syrit të prindërve tuaj, shpresa e Shqipërisë Europiane, për reformën e vërtetë në arsim, që asnjëri prej jush mos të mbetet pa studiuar dhe asnjë ditë pa punë, më 25 prill votoni numrin 9. Jemi pra bashkë të ndryshëm, por pa sinorë. Pa sinorë sepse ky bashkim ka marrë formë nga vuajtjet tuaja, nga hallet tuaja, nga dhimbjet tuaja që i keni ndjerë në zemër sepse kemi qenë dhe jemi me ju çdo ditë. Me ju të gjithë bashkë do ta sjellim ndryshimin me 25 prill. Me ju dhe për ju do të punojmë ditë për ditë që ju dhe familjet tuaja ta ndjen i ekonominë, punësimin, mirëqenien ne vatrat tuaja. Ndaj ju ftoj, Kamzës, Paskuqanit i takon ta udhëheq dhe ta drejtoj edhe fuqinë e ndryshimit që kemi sjell sonte në këtë shesh, çojeni në çdo rrugë, çojeni në çdo shtëpi, në veçanti tek të pashpresët, tek ata që kanë humbur besimin, që rrinë të gjunjëzuar para fatit, ngrijini në këmbë, jepu krahun, merrini me vete në bashkimin tonë drejtë ndryshimit. Më 25 prill votoni numrin 9! Shqipëria fiton1 Bashkë për ndryshim! Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Fitore! e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY