Një marrëzi prokurorësh, peticion kundër Bashës njësoj si prokurorët enveristë të 1998 me në krye Nasip Naçen

Shares

Një numër prokurorësh kanë nënshkruar një peticion ndaj Lulzim Bashës pas debatit që ky i fundit kishte me prokuroren e Tiranës Elisabeta Imeraj.

Ndër të tjera në peticionin prej 50 prokurorësh që është depozituar në KLP thuhet: “Në rastin konkret, sulmi vijues me një retorikë jo etike, si zyrtar i drejtësisë është jo vetëm e dënueshme ligjërisht, por gjithashtu tenton që të cenojë drejtpërdrejtë privatësinë e prokurorit, pavarësi e cila është esenciale dhe prioritare mbi objektivitetin dhe të qenit profesional në drejtim, hetim dhe përfaqësim në gjykim të çështjeve penale e cila është puna e një prokuror”.

Po sikur të mos mjaftonte marrëzia e prokurorëve, KLP e ka theksuar marrëzinë duke administruar peticionin dhe për këtë ka votuar pro edhe Gent Ibrahimi, një nga ekspertët e reformës në drejtësi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e sotme, vendosi të shtynte vendimmarrjen për mbajtjen e një qëndrimi publik ndaj Bashës.

“Me shtatë vota pro dhe katër kundër (z. Alfred Balla, znj. Esmeralda Keshi, znj. Nurihan Seiti dhe z. Vatë Staka ), Këshilli  vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për mbajtjen e një qëndrimi publik, në mbledhjen plenare të radhës, për arsye proceduriale, të cilat lidhen kryesisht me administrimin nga ana e anëtareve të një peticioni të nënshkruar nga 50 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, në mbështetje të kërkesës së Drejtueses Imeraj”, njoftoi KLP-ja. Përplasja mes Bashës dhe Imeraj do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të KLP-së, pas të administrohet peticioni i 50 prokurorëve, bashkë me firmat përkatëse.

Kjo është hera e dytë që prokurorët e Tiranës angazhohen në një peticion i cili vë në dyshim pavarësinë e tyre. Në vitin 1998, disa prokurorë enveristë të drejtuar nga Nasip Naçe bënë një peticion pak a shumë të ngjashëm ku kërkonin arrestimin e Berishës, në atë kryetar i opozitës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...