Shënohet rasti i parë i komplikacioneve të shkakuar nga vaksina anti-COVID e kompanisë “Pfizer”. M. Lleshi, infermier në qytetin e Hasit u dërgua në spital vetëm disa ditë pasi ka marrë dozën e dytë të vaksinës pas shfaqi enjte dhe fryrje abdominale, duke bërë që të afërmit ta dërgojnë me urgjencë për mjekim drejt spitalit të Gjakovës, ku edhe po trajtohet.
Sipas raportimeve të “Fax”, të afërm të infermierit kanë bërë me dije se pas analizave të gjakut, ka rezultuar se treguesi për mpiksjen e gjakut është 4 herë më i lartë nga norma.
Ndërkohë kolegët e tij në Has kanë dhënë një version tjetër lidhur problemet shëndetësore që ka hasur infermieri. Sipas tyre, infermieri ka pasur probleme të hershme me këtë patologji duke këmbëngulur që përkeqësimi i gjendjes shëndetësore nuk ka ardhur për shkak të vaksinës Pfizer. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












