DRAFTI/ Zbuten denimet per narkotike dhe prostitucion

Shares

Prej disa muajsh po behen ndryshime ne Kodin Penal te cilat vendosin denime te reja apo heqje te tyre ndaj veprave qe tashme konsiderohen penale.

“Sa i takon veprës penale të prodhim dhe shitje të lëndës narkotike ka ndërhyrje në sasinë për konsumit vetjak. Nëse deri tani dënohen për prodhim dhe shitje të gjithe ata persona që u është kapur me shumë se tre gramë hashash në draftin e ri është parashikuar që kjo sasi të shtohet deri në 10 gram

Ndërkohë për krimet e korrupsionit aktivitetet kriminiale ekonomike parashikojnë dhe konfiskime pasurie, të cilat nuk ishin të parashikuara në kodi aktual .

Sa i takon vrasjeve ndryshime janë bërë ne kategorine e vrasjeve për cilësi të veçanta. Ne kodin aktual janë të ndara vrasje për zyrtarët e lartë dhe nen të veçantë  për vrasjen e punonjësve te policies. Në draftin e propozuar kjo vepër është në njëjtin nen ndërsa marshi i dënimit nuk ka ndryshuar, nga 30 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Ndryshim ka patur edhe në nenin për vrasjen e foshnjes e kryer me dashje. Ndërsa në Kodin e mëparshëm nuk ishte parashikuar dyshemeja e dënimit ne kodin e ri është percaktuar nga 2 deri ne 5 vjet.

Për ndërtimin pa leje në tokën tënde për efekt strehimi s’do të ketë dënim e as arrestim por vetëm gjobë pra do të kosiderohet një kundravajtje penale.

Ndryshim  ka edhe në veprën e prostitucionit ndërsa ne kodin e aktual  ushtrimi i  prostitucionit është vepër penale në draftin e ri  është parashikuar që ushtrimi i tij s’do të konsiderohet më vepër penale por kundravajtje. Gjithashtu është parashikuar rritje e dënimit për krimet Krimet Seksuale dhe aktiviteti për pornografin”, raporron ora news ne nje kronike te gazetares Keti Banushi. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...