Britania nis javen tjeter vaksinimin, nisen kamionet e pare plot vaksina drejt...

Britania nis javen tjeter vaksinimin, nisen kamionet e pare plot vaksina drejt Londres

35
0
Shares

Fill pas vendimit te Britanise per te nisur vaksinimin, kamione të mbushur me dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër coronavirusit kanë marrë rrugën drejt Britanisë.

Mijëra doza janë nga ngarkuar nga fabrikat e Pfizer në Belgjikë sot në mëngjes vetëm pak orë pas dritës së gjelbër nga Medicines and Healthcare Products Regulatory Agency (MHRA).

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock plot entuziazëm deklaroi se fundi i pandemisë tani ‘duket në horizont’, ndërsa kryeministri Boris Johnson tha se ajo ‘do të na lejojë të rimarrim jetën tonë e të vëmë ekonominë sërish në lëvizje’.

800 mijë doza të vaksinës Pfizer, të cilat mjaftojnë për të vaksinuar 400 mijë njerëz, pasi merret me dy injeksione, do të jenë në dispozicion nga java e ardhshme. Britania ka porositur 40 milionë doza në total, me 10 milion që priten deri në fund të këtij viti.

Qeveria e ketij vendi vendosi nisjen e vaksinimit ne mase qe javen tjeter. Fillimisht vaksinimi do te kryhet ne shtepite e pleqve dhe me pas sipas shkallezimit te moshes. /DRONI.al/

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY