FOTOGALERI/ Familja mbretërore pozon me princeshën e vogël Xheraldinë

Shares

Princi Leka dhe Princeshe Elia kane publikuar sonte per here te pare foton me princeshe Xheraldine. Vogelushja eshte e rehatuar ne prehrin e se emes.

Lindja e saj perkon me diten e largimit te Mbretereshes Xheraldine 18 vjet me pare, zonje e dashur dhe e respektuar nga shqiptaret. Media evropiane e ka lajmeruar ardhjen e vogelushes me jete permes dhjetra artikujsh duke rikthyer qe ne diten e pare te saj edhe me shume shkelqim tek familja mbreterore.

“Te dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!
Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!
Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!”, shkruan Elia ne rrjete sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...