Policia e Shtetit ka vijuar me kontrolle për monitorimin e zbatimit nga qytetarët të urdhrit për mbajtjen e maskës në të gjithë vendin.
Edhe pse në përgjithësi shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe në orët e mbrëmjes, janë konstatuar edhe individë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste janë vendosur 678 masa administrative në të gjithë vendin me vlerën 3.000 lekë secila.
10 qytetarë, kryesisht të rinj, të cilët nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit për t’i shpëtuar masës administrative janë shoqëruar në ambjentet e Policisë. Vetëm pasi janë identifikuar dhe gjobitur janë lënë të lirë nga Policia.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/791912208275761/
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











