VIDEO/Godina 15 e Qytetit Studenti shembet në mbrëmje, 220 banorë jashtë

Shares

Godina numër 15 në Qytet Studenti në të cilën aktualisht jetojnë rreth 60 familje me 220 persona do të shembet në mbrëmje.

Një përfaqësues i bashkisë së Tiranës deklaroi se ndërtesa ka pësuar dëme në strukturë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Madje vetë banorët ndër vite sipas tij kanë ndryshuar strukturën e objektit pas ndërhyrjeve që kanë bërë.

Por vetë banorët thonë se nuk ka dëme që rrezikojnë qëndrimin e tyre në banesa. Disa prej tyre refuzojnë të dalin prej aty.

Çështja solli debate te forta mbremjen e djeshme, ku mes te tjerash solli dhe përplasjen e deputetes Hysi dhe ish-deputetes Vokshi.

https://www.dailymotion.com/video/x7osi6h

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...