MOTI/ Paradite diell por pasdite ndryshon gjithcka ne disa rajone

Shares

Moti ne territorin tone parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të cilat zhvillimin maksimal do ta marrin në mesditë e pasdite. Më tej do te kete nje pakesim i tyre.

Duke nisur prej orëve të mesditës reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht Veriun e qendrën.

Në formë të lokalizuar do të marrin karakter shtrëngatash.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Jugperëndim e lehtë e mesatare përgjatë vijës bregdetare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2.

Temperaturat pritet të shënojnë në:
vendet malore 16 deri në 29°C
vendet e ulëta 18 deri në 33°C
vendet bregdetare 20 deri në 32°C/ SHMU/Foto/A.Diku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...