Ngjela flet për goditjen e “të mëdhenjve”: “FBI ka marrë dosjet, janë gjetur shuma të mëdha parash”

Shares

Avokati Spartak Ngjela, bëri një deklaratë të fortë në rubrikën “Opinion”, në News 24, teksa foli për SPAK dhe goditjen e korrupsionit në nivele të larta.

Avokat Ngjela tha se janë mbledhur dosjet dhe ka nisur hetimi i tyre nga ekspertët e SHBA-BE dhe FBI. Sipas tij, ekspertët kanë marrë të dhënat nga të gjitha bankat e botës dhe kanë gjetur shuma të mëdha parash, madje edhe në Gjibraltar.

“Kam parë ligjin. Reforma ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, e drejtojnë ata. Liderët e opozitës dhe të mazhorancës janë të kërcënuar. Dosjet janë marrë, kanë filluar. Ata e kanë marrë shumë seriozisht, kanë qenë ekspertët e tyre këtu, janë edhe ekspertët e FBI.

Kanë marrë të dhënat nga të gjitha bankat e botës, kanë gjetur pare shumë të madhe, edhe në Gjibraltar kanë gjetur. Madje, dikush më tha që ato para do iu kthehen të gjitha shqiptarëve. Ky ishte një shtet i pakontrolluar, sigurisht që është vjedhur. Shqipëria është një hap larg shpëtimit”, tha Ngjela

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...