Kujdes në rrugën e Llogarasë, hidhet vaj dhe naftë që të rrëshqasin makinat

Shares

Nëse keni ndërmend të udhëtoni drejt Jugut, ka lajmë jo të mira qe vijnë prej aty. Përpos çmimeve të larta që pushuesit detyrohen të paguajnë, tashmë një tjetër hall u shtohet dhe qytetarët duhet të vrasin mendjen për të nxjerrë akoma lekë të tepërta nga xhepi.

Sipas portalit opozita.com, duhet të bëni kujdes kur udhëtoni me makina në rrugën e Llogarasë. Persona qê kontrrollojnë bizneset e karotreceve kanë hedhur vaj dhe naftë rrugë që të krijohen aksidente. Disa maina janë përplasur gjatë gjithë javës dhe shumë të tjera u janë prishur frenat nga lyerja me vaj.

Dhjetra makina rrëshqasin dhe detyrohen të paguajnë karotrecet shumë shtrentë. Çmimet e tyre janë të “kripura” dhe në çdo kthesë gjen numrat e telefonit për reklamë. Policia ende nuk ka ndërmarr asnjë hetim, ndonëse ky është një krimi përsëritur edhe në Qafë Thanë.

Rruga e Llogaras qelbet nga era e naftës që kanë hedhur këta persona…..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...