Real Madrid i alarmuar para ndeshjes ndaj Ajaxit në Santiago Bernabeu

Shares

Real Madrid ka pësuar tri humbje radhazi para tifozëve në “Santiago Bernabeu”, duke vendosur kështu një prej ecurive më negative në histori të klubit madrilen.

Në dy javët e fundit, të besuarit e Santiago Solarit humbën ndaj Gironës në La Liga, kundër Barcelonës në Kupën e Mbretit dhe përsëri kundër Barcelonës në ligë.

Pas kësaj forme të dobët, skuadra e Ajaxit vjen në “Santiago Bernabeu” për të përfituar nga kjo situatë delikate që po kalojnë kampionët në fuqi të Europës.

Statistikat flasin kundër Realit i cili ka fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit në “Bernabeu” për Champions League, duke shënuar 9 gola.

Kujtojmë që Real Madrid ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 përballë Ajaxit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...