EMRI/ Grabitja e kambistit në Memaliaj, arrestohet autori kryesor

Shares

Pas ngjarjes së rëndë të grabitjes me dhunë të çiftit policia shtriu hetimet edhe ne rrethe të tjera të vendit duke arrestuar të gjithë anëtarët e këtij grupi.

Është arrestuar në kryeqytet Donaldo Nelaj, personi kryesor në grabitjen me armë të 500 mijë lekëve Mustafa Mustafait një javë më parë në Memaliaj. Ka qenë aksioni i policisë së Gjirokastrës në bashkepunim me atë të kryeqytetit, që ka bërë që i riu të vendoset në pranga.

Para pak ditëve u kapën Ilirjan Korbi, Dali Nelaj, Ari Isomati dhe Armando Cakaj si të dyshuar për këtë ngjarje. Të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin, jo vetëm që grabitën çiftin e tregtarëve, por edhe e dhunuan atë, duke iu shkaktuar plagë të shumta në kokë dhe në trup.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...