Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka, ka një thirrje për të gjithë studentët.
Me anë të një video në rrjetin e tij social Facebook ai mbështet studentët për nismën e ndërmarrë kundër rritjes së rritjes së tarifave dhe madje e cilëson këtë të nevojshme.
Shqipëria i ka nesër sytë nga ju, e ardhmja e Shqipërisë jeni ju”, shprehet ndër të tjera Muka.
Muka njihet si studiuesi i cili është dhe zëri kritik i Arsimit në Shqipëri duke sulmuar herë pas here qeverinë Rama dhe ministren Lindita Nikolli. Ai i ka bërë thirrje dhe kryeministrit të bëjë transparente CV dhe doktoraturat e ministrave të tij, pasi ka dyshime të forta se aty ka plagjiatura.
Rrugëtimi i tij në Ministrinë e Arsimit ishte I shkurtër, pasi Muka nuk arriti të pajtohej dot me mënyrën e udhëheqjes dhe politikave të Arsimit.
https://www.facebook.com/822964028094910/videos/584101792033508/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












