Të dhënat alarmante: Tkurren universitetet publike, mbyllen 41 programe studimi në vend

Shares

Këtë vit të ri akademik, universitetet publike në vend do të hapin dyert për studentët me 41 degë studimi të mbyllura e me 7000 kuota të paplotësuara.

Të dhënat alarmante që dëshmojnë qartë tkurrjen e universiteteve publike zbardhen nga studimi i organizatës “Qëndresa Qytetare” sipas së cilës në universitetin e Gjirokastrës do të mbyllen 13 degë, në atë të Elbasanit 12, në universitetin e Shkodrës do të mbyllen 6 degë dhe në universitetin e Korçës 7 të tilla.

Ndonëse të dhënat janë transparente në portalin u-albania, organizata Qëndresa Qytetare është ajo që ka analizuar të gjitha degët (tabela përbri), të cilat në përfundim të raundit të dytë kanë dhjetë ose më pak të regjistruar e që rrjedhimisht rrezikojnë të mos hapen. “Eqerem Çabej” në Gjirokastër vijon të jetë më i rrezikuari.

Nga 23 degë në total, 14 prej tyre kanë nga 0 në 9 studentë në postraundin e dytë të regjistrimeve.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, drejtori ekzekutiv i kësaj organizate tregon se shkaqet kryesore të mbylljes së 41 degëve në mbarë vendin janë tarifat e larta të studimit, përkeqësimi i situatës së arsimit të lartë në vend si dhe reformat e njëpasnjëshme që kanë shkaktuar kolaps.

(SHKRIMIN E PLOTË E GJENI KËTU)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...