Shpërthimi në Bologna, ambasada shqiptare vë në dispozicion numër kontakti

Shares

Ambasada shqiptare në Romë ka vënë në dispozicion një numër kontakti pas shpërthimit dramatik në Bolonja, ku vdiqën dy persona dhe 67 të tjerë u plagosën.

Ambasada ndjek zhvillimet në lidhje me aksidentin e rëndë rrugor në Bolonja. Qëndrojmë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Numri i kontaktit operativ është +39 3420498192“, thuhet në faqen e ambasadës shqiptare në Romë.

Deri më tani, nuk është raportuar se mund të ketë shqiptarë të prekur nga aksidenti i rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...