Botërori 2018/Goli i Forsberg çon Zvicrën në shtëpi, Suedia në çerekfinale

Shares

Katër futbollistët shqiptarë, Xhaka, Shaqiri, Behrami dhe Xhemaili ishin në fushë, por asnjë prej tyre nuk mundi të bëjë diferencën ndaj nordikëve. Kjo solli që Suedia të jetë  çerekfinalistja e shtatë e Kupës së Botës, pasi ka fituar minimalisht 1-0 kundër Zvicrës së Shaqirit me shokë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0 në “St Petersburg”, ku u luajt një përballje mjaft interesante me dy skuadrat që menduan të mbroheshin, duke studiuar në një farë mënyre kundërshtarin. Rastin më të mirë për të shënuar e kishte Berg, por goditja e tij përfundoi jashtë. Pas minuta më pas Xhaka tentoi të surprizoi, me sferën e goditur prej tij që shkoi shumë pranë traversës.

Goli ka ardhur në minutën e 66-të, teksa Forsberg ka goditur nga larg dhe Akanji ka devijuar në portë, duke nxjerrë blof portierin e tij Somer.

Tashmë Suedia do të presë rezultatin e çiftit Kolumbi-Angli për të mësuar kundërshtarin e radhës në Botëror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...