Kryeministri i kthehet keq komentueses/”Mos e hap aq gojën se të hyn ndonje mizë”

Shares

Kryeministri ka vizituar këtë të dielë Korçës në kuadër të turit të llogaridhënies ndaj qytetarëve, por jo të pakta kanë qenë ata shqiptarë që e kanë kritikuar në rrjetin social.

Njëra prej tyre (një zonjë në moshë) i ka kërkuar Edi Ramës që të mos tallet me njerëzit sepse ata kanë halle, por përgjigja e Ramës nuk ka qenë aspak e “butë”.

Komentuesja: Uauuu o zot qa del e tallet ! Po kan hall te shkretet e sa e sa ka , qe Jane edhe me keq se këta.

Replika e Ramës: Avash mos e hap gojen shume se mos te hyn ndonje mize e na mbytesh ne uauuuu e siper dhe fute ne koken tende qe une jo vetem nuk tallem, po e bej kete pune me perkushtimin me te madh! Nuk me detyron askush te dal ne diell a ne te ftohte nga zyra e te bej nje fushate te tere dy muaj jo per vota, po per te degjuar keta njerez e mesuar prej tyre gjera qe ti as e ke dot idene cfare jane e si mesohen ne kete rast… Po vetem nje mendje e mbyllur sa nje berthame qershie, mund te imagjinoje se e gjitha kjo u beka per t’u tallur! Hajde mendje hajde./g-e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...