LISTA/ Kush janë firmat që nuk do marrin me leje ndërtimi dhe pse

Shares

Pas publikimit të listës një javë më parë, të të gjithë subjekteve ndërtuese të cilat kishën probleme me procesin e legalizimit të pallateve, shkelje në lejen e ndërtimit apo edhe ndërtesa të braktisura, ALUIZNI publikoi së fundi edhe katër lista të tjera.

“Siç jeni në dijeni, pas disa paralajmërimesh, më dt. 30 maj ALUIZNI publikoi listën paraprake e subjekteve ndërtuese me probleme në procesin e legalizimit të pallateve me shkelje në lejen e ndërtimit apo të braktisur nga ndërtuesit. Pas kësaj subjekteve ju la një tjetër afat një-javor për t’u konsultuar me punonjësit tanë, të shprehnin pozicionin e tyre, pretendimet apo dokumentacionin në dispozicion”, thuhet në njoftimin e ALUIZNI-t.

ALUIZNI deklaron se 122 subjekte ndërtues “ju përgjigjën thirrjes sonë dhe gjatë ditëve nga 31 maji deri dje, kontaktuan me drejtoritë tona në Tiranë dhe u përfshinë në procesin e legalizimit të pallateve të braktisura apo me shtesa pa leje, duke paraqitur dokumentacion të nevojshëm procedurial”.

Sot Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t bën publike rezultatet përfundimtare të këtij procesi njëjavor pune dhe kontaktesh intensive, duke publikuar 4 lista.

  1. Lista e subjekteve që do t’i përcillet Bashkisë, me kërkesën për të mos u pajisur me leje të reja ndërtimi pa përfunduar procedurat e legalizimit për objektet tashmë të nisura prej tyre (134 subjekte).

2.Lista e subjekteve të cilat ju përgjigjën thirrjes sonë për bashkëpunim dhe u paraqitën për të vijuar procedurat e legalizimit për objektet e ndërtuara prej tyre, apo që u verifikuan për pozicionin e tyre në raport me këto ndërtime. I falënderojmë këto Subjekte dhe shprehim gjithë dispozicionin tone për të përfunduar procedurat në të mirë të tyre dhe të banorëve të këtyre objekteve (122 subjekte).

  1. Lista e subjekteve për të cilat kanë aplikuar banorët e këtyre objekteve në bazë të VKM 19/2017, ndërsa vetë Subjektet ndërtuese nuk janë paraqitur. Mirëpresim edhe në vijim çdo informacion apo kontakt prej këtyre Subjekteve për të vënë në proces legalizimin e këtyre objekteve (57 subjekte).

4.Lista e subjekteve që u përfshinë në thirrjen e bërë prej nesh në datë 30 maj, gabimisht ose për shkak se shkeljet e tyre nuk kanë të bëjnë me kategorinë e objekteve të braktisura. Ju kërkojmë ndjesë këtyre Subjekteve për shqetësimin e krijuar dhe mbetemi në dispozicion për sqarime të mëtejshme (9 subjekte).

Edhe në ditët në vijim punonjësit e ALUIZNI-t do të vijojnë pritjen e çdo ankese si nga ana e qytetarëve për denoncime objektesh të tjera, ashtu edhe e subjekteve që kanë pretendimet e tyre. (SCAN)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...