EMRI/ Fier, dy vjet hetime, prangoset një person për pastrim parash, dy të tjerë shpallen në kërkim

Shares

Një person është ndaluar për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, ndërsa dy të tjera janë shpallur në kërkim, dhe për 2 të tjerë është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Sipas burimeve të Policisë vendore të Fierit, mësohet se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në këtë drejtori vendore, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, pas një hetimi 2-vjeçar, bënë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Pastrimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua…

  • Xhevair Troka, 52 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 01. 06. 2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, njoftoi Policia.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e…

  1. L. Ç, 50 vjeç, banues në Patos.
  2. Sh. Ç, 44 vjeç, banues në Durrës.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Po për këtë vepër penale, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për…

  1. A. Ç., 75 vjeç, banues në Patos.
  2. J. Ç., 26 vjeçe, banuese në Patos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...