Gazetari Erjon Todhe, ka denoncuar një skandal, të kompanisë së telefonisë celulare, Vodafone. Sipas tij, kjo kompani kërkon nga klientët e saj, autorizim për të hyrë në listën e kontakteve dhe vendndodhjen e personit. Duke denoncuar se kjo kërkesë është me detyrim sepse nuk ka asnjë alternativë tjetër vec “ok”, gazetari ngre dyshime për këtë kresë të kompanisë celulare, ndërsa ironizon, kur shkruan “Ci duhet Vodafonit se numrat e kujt personave kanë njerëzit në telefon? Pse Vodafone kërkon autorizim nga personi për ti tregu nëse ndodhet në banje, dhomë gjumi apo ballkon apo tek komshiu përballë? Apo mos vallë do të ofrojë shërbimin e informacionit nëse komshiu ka birra apo jo në frigorifer? Pse Vodafone e bën me detyrim këtë opsion për përdoruesit e aplikacionit?”.
Denoncimi i plotë i gazetarit Erjon Todhe

Ne fund, pse Vodafone nuk ofron sherbimin me te mire per klientet: ULJEN E TARIFAVE?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













