Kontrollohen 2 kontenierët e tjerë të Arbri Garden, policia gjeti…

Shares

Dy kontenierë të tjerë të kompanisë “Arbri Gardem” ngarkuar me banane janë kontrolluar nga policia. Pas kontrollit ka rezultuar se dy kontenierët janë të pastër dhe se malli i ngarkuar në to ishte vetëm ai që ishte porositur, banane.

Kompania kishte kontyraktuar 3 kontenierë nga Kolumbia ndërkohë që në kontinierin e parë u gjetën 613 kile kokainë e pastër.

Prokuroria ka sekuestruar dokumentet e kompanisë së Arbër Çekajt nga të cilat rezulton se “Arbri­Garden” ka marrë 400 ngarkesa nga Kolumbia dhe Ekuadori që nga fillimi i aktivitetit. Organi i akuzës ka rihapur dosjen e vitit 2015, ku kompania u dyshua për përfshirje në trafik kokaine. Mësohet se në vitin 2015, në Ekuador është kapur kokainë në kontenirët e kompanisë Arbri­Garden. Por hetimet ngecën në atë kohë në pritje te leterporosise nga Ekuadori.

Prokuroria ende nuk është e përcaktuar në sekuestrimin e kompanisë ndërkohë që pronari i  Arbri Garden deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me trafikun e kokainës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...