Dy reperë italianë të cilët tentuar të vrisnin një futbollist shqiptar që luan në Itali u arrestuan nga policia e shtetit fqinj. Ata akuzohen se kanë tentuar të vrasin 20-vjeçarin shqiptar Aldi Shpijati futbollist i skuadrës së Arcentana.
Mediat italiane shkruajnë se në pranga kanë rënë 20-vjeçari Juri Margini dhe Emilio Finizio 36-vjec këngëtarë të pëlqyer nga rinia të cilët madje në mbrëmje do të organizonin një koncert në Torino.
Të dielën e kaluar, 4 shkurt 2018, i riu ishte sulmuar me thikë jo shumë larg një stacioni hekurudhor Scandiano. Futbollisti ne fakt kishte ndërhyrë për të mbrojtur shokun e tij të cilit i kishin vendosur thikën në fyt. Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale gjendja e tij shëndetësore është më e mirë.
Policia arriti të sekuestronte thikën jo shumë larg vendit të krimit si dhe në banesën e Marginit gjeti shenja gjaku.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

![Tentuan të vrisnin futbollsitin shqiptar, arrestohen 2 reperat italianë [FOTO] Tentuan të vrisnin futbollsitin shqiptar, arrestohen 2 reperat italianë [FOTO]](http://cms.intv.al/media/k2/items/cache/5135f537809fd86730871050b946e9f8_L.jpg?t=1518261012)











