Detaje të tjera janë bërë publike nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pasditen e sotme. Një nga çështjet për të cilat është diskutuar në mbledhje mësohet se ka qenë edhe ekstradimi në Itali i Nazer Seitajt, i ashtuquajturi si financieri i grupit të Habilajve.
Burime nga mbledhja e PD thonë se ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, lidhur me këtë ekstradim. “Ministrja e Drejtësisë me ekstradimin që ka bërë duhet arrestuar në flagrancë”, mësohet të ketë thënë ish-kryeministri Berisha.
Sakaq, gjatë kësaj mbledhje është diskutuar edhe për vijimësinë e reagimit opozitar pas protestës së 27 janarit, si dhe për dialogun me Greqinë. BW
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













