Babai i Florenc Beqirajt: ‘Kam marrë avokat, do t’i shkoj deri në fund vdekjes së tim biri’

Shares

23 vjeçari nga Shkodra, Florenc Beqiri, ndërroi jetë mbrëmë në një spital në Marsejë të Francës, pasi mjekët i shkëputën aparaturat që e mbanin ende gjallë. Por pavarësisht humbjes së të birit, familja e tij duket se nuk dorëzohet dhe do t’i shkojë deri në fund çështjes. Gëzim Beqiri, babai i Florencit ka vendosur të bëjë ç’është e mundur për të zbardhur të vërtetën për djalin e tij.

I kontaktuar nga Report Tv ai ka rikonfirmuar edhe njëherë se mjekët francezë i kanë fikur aparaturat pa lejen e tij dhe familjarëve të tjerë. Gëzimi shtoi se po e ndihmon një avokat në këtë betejë, ndërsa evidentoi se janë disa të rinj emigrantë shqiptarë që po e ndihmojnë në Francë në këto ditë të vështira. “Kam marrë avokat dhe do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje, mjekët i kanë fikur aparaturat pa lejen time. Në këto ditë të vështira janë disa djem shqiptarë në Francë që po më ndihmojnë në çdo drejtim”, u shpreh Beqiraj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...