Ekzekutimi mafioz në Shkodër për një borxh, Policia kërkon të burgosurin që kishte dalë me leje, ja emri

Shares

Ditën e djeshme në Shkodër, pranë varrezave të Stan Golemit u ekzekutua me tre plumba pistolete në kokë, 32-vjeçari Angjelin Shkambi, i cili ishte një person i dënuar me arrest shtëpie. Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një të burgosur që kishte dalë me leje, Artan Koçekun, pasi dyshon se ai mund të jetë autori i vrasjes.

Artan Koçeku, i dënuar për vjedhje, ishte i burgosur në burgun e Peqinit, ndërsa dyshohet se viktima i kishte një borxh të pashlyer.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 17.12.2017, ku mbetur i vrarë shtetasi A. Sh.,  35 vjeç, banues në Pulaj, Velipojë, Shkodër. Shpallet në kërkim autori i dyshuar  i kësaj ngjarjeje.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore, dhe operative, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim si autor i dyshuar i shtetasit:

  1. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pog, Shkodër, i cili ka qënë me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit, ku vuan denimin për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, për veprën penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti për shkak të një borxhi që autori  i dyshuar A. K., i ka patur viktimës A. Sh.

Autori ka  pas një komunikim me telefon me viktimën dhe  janë takuar  tek varrezat e Stom Golemit, ku shtetasi A. K. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. Sh. i cili ndodhej në automjetin e tij, ku  për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Po punohet intensivisht për përcaktimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasje me paramendim “ e “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve  dhe  municioneve luftarake  “ parashikuar nga nenet 78 e 278/2 i Kodit Penal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...