Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Ministrin e Shtetit dhe Ministër i Brendshëm të Republikës Franceze, zotin Gérard Collomb.
Presidenti Meta përshëndeti vizitën e Ministrit Collomb në Tiranë dhe e konsideroi atë shprehje të qartë, të vullnetit të përbashkët, për të forcuar dhe intensifikuar edhe më tej bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe çështjet e brendshme.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira, tradicionale e të Partneritetit Strategjik mes dy vendeve dhe shprehu besimin e ky partneritet do të thellohet edhe më shumë, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit.

Bashkëpunimi i sukseshëm në këtë drejtim do të forconte sundimin e ligjit në Shqipëri dhe do ta afronte më shumë vendin me Bashkimin Evropian, – nënvizoi Presidenti Meta.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan progresin e bërë në parandalimin e fenomenit të emigrimit të paligjshëm dhe të azilkërkuesve nga Shqipëria, si dhe ndanë të njëjtin mendim se kjo frymë bashkëpunimi duhet të vijojë edhe në të ardhmen.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











