Libri “Djaj në veladon”, nervozohen seksione të kishës ortodoske

Shares

Kisha ortodokse në Elbasan ka reaguar sot ndaj publikimit të librit “Djaj në Veladon” me autor Sejdi Kondin publikuar nga stenda “I Love Camëria”.

“Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar Elbasan shpreh keqardhjen e saj për botimin e librit “Djaj në veladon” dhe reklamimin e tij nga shoqata “Çamëria” në panairin e librit gjatë këtyre ditëve në Tiranë. Përpjekja e autorit, ose e porositësve të këtij libri, për të ironizuar një shenjtor të besimit ortodoks si Shën Kozmain dhe kreun e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Anastasin, janë tërësisht të dënueshme dhe të papranueshme nga ana e jonë si drejtues dhe përfaqësues të fesë në Shqipëri, por edhe e besimtarëve në përgjithësi”, thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë.

Në kopertinën e librit është stampuar ikonografia e Shën Kozmait dhe Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse, Anastas Janullatos ndërsa është shkruar edhe titulli i librit “Djaj në Veladon”.

Libri në kopertinën e jashtme nuk përmban ndonjë shënim mbi shtëpinë botuese, por botimi prezantohej dhe shitej për publikun në stendën e “I Love Çamëria”, ku listoheshin kryesisht tituj librash mbi Çamërinë.

Publikimi i këtij libri ka ngjallur vëmëndje edhe në median greke. Ata e kanë pyetur Krypeshkopin për këtë fakt.

“Forca ime është e madhe. Sulmi ka kaluar çdo kufij të arrogancës dhe provokimit, por nuk i ka kaluar kufijtë e mi të durimit dhe dashurisë. Me të tilla akte bëhen përpjekje të minohet harmonia fetare. Ne po luftojmë për bashkëjetesën harmonike”, është shprehur kreu i Kishës Ortodokse të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...