Anulohet tenderi uniformave të Policisë. Për këtë tender pati dhe hetim për dyshime për korrupsion.
Ndërsa nuk bëhen publike, rezultatet e hetimit, mësohet se ministria e Brendshme, tashëm e drejtuar nga Fatmir Xhafaj, ka anuluar tenderin e Saimir Tahirit.
Sipas tenderit të shpallur dhe të realizuar në 4 prill 2017, Policia e Shtetit do të ishte veshur “firmato” pasi Ministria e Brendshme kishte vënë në dispozicion shumën marramendëse prej 1,292,618,666 lekë (9.5 milionë euro) për veshje, këpuce grada, shenja dhe aksesorë.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i punonjësve të Policisë së Shtetit aktualisht është 11 mijë. Sipas shumës që Ministri Saimir Tahiri kishte vënë në dispozicion për veshjen e tyre, çdo punonjësi i takon 117,510 lekë ose 857 euro.
Në këtë shumë përfshiheshin edhe uniformat ceremoniale dhe ato të punës.
Tenderët e veshjeve të policisë disa herë kanë qenë objekt akuzash për abuzimi. Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë inspektimeve rutine në Ministrinë e Brendshme disa herë ka gjetur parregullsi në këto tenderime.
Tenderi

Loti i parë përfshin prokurimin e 955,904,563 lekë, të cilat do të përdoren për blerjen e uniformave. Kështu uniforma e çdo polici do të kushtojë 86 mije lekë, ose 634 euro për person.
Loti i dytë parashikon 114,608,220 leke për blerje e këpucësh, ose 10.4 mijë (76 euro ) lekë për person.
Loti i tretë parashikon shpenzimin e 44 milionë lekëve për blerjen e gradave dhe stemave që kërkojnë uniformat e policisë, ose rreth 29 euro për person.
Loti i tretë parashikon blerjen e aksesorëve (kapelat, doreza etj) me një vlerë 178 milionë lekë ose 161 mijë lekë (118 euro) për çdo polic. DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












