FOTO/ Londër, makina përplasi turmën, ja si vrapojnë njerëzit për të shpëtuar

Shares

Një makinë shkaktoi panik në Londër pas përplasi këmbësorët në trotuar pranë Muzeut Historik. 11 persona janë plagosur pasi makina shkoi furishëm drejt trotuarit. Rojet e sigurisë kapën shoferin që drejtonte makinën, i cili më pas u arrestua nga policia në zonën e quajtur Kensington. Qindra turistë të tmerruar u larguan menjëherë nga vendngjarja pasi, agresori me automjetin “Toyota Prius” sulmoi turmën e njerëzve dhe më pas u përplas me një makinë tjetër të parkuar, sipas dëshmitarëve. Fotot dramatike nga vendngjarja tregojnë se si rojet e sigurisë mbajnë të shtrirë në tokë agresorin e gjakosur. Muzetë më të afërt janë evakuuar menjëherë nga policia. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në qendrat spitalore më të afërta për të marrë mjekimin e nevojshëm, shkruan Mail Online. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...