TABELA/Këto janë sëmundjet që mund t’ju prekin sipas muajve të lindjes

Shares

Muaji në të cilin keni lindur mund të ndikojë në faktin se nga çfarë sëmundjesh rrezikoheni të prekeni me kalimin e viteve.

Në këtë përfundim kanë arritur një grup shkencëtarësh nga Spanja, të cilët, pasi përcaktuan muajt e lindjes për 27 sëmundje kronike për të parë nëse bën ndonjë ndryshim me shëndetin në terma afatgjatë, u surprizuan kur zbuluan se kishte një ndikim të konsiderueshëm për disa gjendje shëndetësore. Meshkujt e lindur në shtator, për shembull, ishin tre herë më të rrezikuar që të vuanin nga probleme me tiroidet, se ata të lindur në janar.

Image

Bebet e lindur në muajin gusht janë dyfish më të rrezikuar nga astma, krahasuar me ata të lindur në fillim të këtij viti. Ngjashëm, edhe vajzat e lindura në korrik janë 27% më shumë të rrezikuar me tension të lartë të gjakut, ndërsa ato të lindura në tetor rrezikohen nga anemia. Studimi i kryer nga Universiteti Alicante, tek afro 30 mijë njerëz, zbuloi gjithashtu se disa muaj kanë efekte përfituese në shëndet, raporton The Telegraph. /Gazeta Shëndeti/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...